Shënohet sot Dita e Shën Marisë, ndër festat më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë

Shënohet sot Dita e Shën Marisë, ndër festat më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë

15 gushti është një nga ditët më të kremtuara për besimtarët e krishterë.

Sot është Dita e Shën Marisë, ose siç njihet ndryshe “Fjetja e Hyjlindëses”, dita kur shenjtorja ju bashkua birit të saj, në botën e përjetshme.

Festa e Fjetjes së Hyjlindëses kremtohet në 15 gusht, e paraprirë nga dy javë agjërimi (kreshme). Kjo festë, e cila quhet edhe “Marrja”, është për të përkujtuar vdekjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Krishtit. Ajo shpall që Maria “u mor” nga Perëndia, në mbretërinë qiellore të Krishtit, në të përmbushurit e ekzistencës së saj trupore dhe shpirtërore.

“Fjetja e Hyjlindëses” është paraqitur në afresket e kishave të ndryshme orthodhokse, anembanë vendit, ashtu sikurse edhe “Lindja e Virgjëreshës” apo “Hyrja e saj në Tempull”.

Besimtarë nga zona të ndryshme të vendit mblidhen së bashku pranë manastireve apo kishave qe mbajnë emrin e Nënës së Zotit dhe pasi përfundojnë liturgjinë, vendasit shtrojnë panaire për nder të gjithë të ardhurve ku krahas ushqimit ka edhe këngë edhe valle.

15 gushti kremtohet edhe nga besimtarët katolikë në të gjithë botën.

Zojës së Madhe, siç quhet ajo ndër katolikët shqiptarë, i janë kushtuar shumë kisha si ajo e Barbullushit në kryedioqezën metropolite të Shkodër-Pultit, ajo e Mamurrasit, në kryedioqezën metropolite të Tiranë-Durrësit, ajo e Kaçë-Naraçit në dioqezën e Sapës, ajo e Grudës dhe ajo në fshatin Kollomzë afër Ulqinit, në kryedioqezën e Tivarit, ajo e Letnicës në Karadak dhe ajo e Zymit të Hasit, në administraturën apostolike të Prizrenit në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy