Stjuardesa humbi jetën pas fluturimit për në Londër, reagon Air Albania: Pësoi atak kardiak

Stjuardesa humbi jetën pas fluturimit për në Londër, reagon Air Albania: Pësoi atak kardiak

Kompania ajrore Air Albania, reagon pasi njëra nga stjuardesat pjesë e ekipit, humbi jetën pasi u ndje keq gjatë një fluturimi për në Angli.

Në qëndrimin zyrtar të kompanisë thuhet se e reja Greta Dyrmishi, ka pësuar atak kardiak, çka për pasojë i ka shkaktuar humbjen e jetës.

Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak.

Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm. Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira.

Në respekt të Gretës dhe familjes së saj, ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm.

Ne do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë të të gjithëve ne.

Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë familjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy