OBSH: Pandemia po stabilizohet në Itali dhe Spanjë

OBSH: Pandemia po stabilizohet në Itali dhe Spanjë

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur optimiste për sa i përket pandemisë Covid-19 në Itali dhe Spanjë, duke deklaruar se gjendja mund të stabilizohet së shpejti.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se për t’i reduktuar rastet drejt zeros, autoritetet shëndetësore duhet të dyfishojnë përpjekjet, pasi virusi nuk do të zhduket vetë.

Një prej tyre është eksperti Mark Ryan, i cili thekson se pandemia është drejt stabilizimit në Itali dhe Spanjë.

Ai, thekson se çështja tani është se si do të kalohet nga stabilizimi drejt reduktimit të rasteve me Covid-19, deri në zero.

Sipas tij, për të ulur shifrat kërkohet dyfishim i përpjekjeve të sistemit publik shëndetësor, pasi virusi nuk do të zhduket vetë, por duhet të sulmohet dhe kjo është pika e vetme që shtetet duhet të fokusohen.

Qeveria italiane njoftoi se izolimi do të zgjasë të paktën deri për Pashkë, e më pas nëse numri i të sëmurëve do të vazhdojë të bie, do të vlerësohet një rihapje e mundshme graduale./Reuters/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy