Libri studimor/ Heba: Trajneri duhet të përqafojë komunikimin dhe të jetë dëgjues i mirë 

Libri studimor/ Heba: Trajneri duhet të përqafojë komunikimin dhe të jetë dëgjues i mirë 

Komunikimi si faktor suksesi për trajneret”, titullohet libri studimor që sjell Holta Heba, eksperte në Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun.

Duke folur në “Mcn Informacion” ajo thekson se një trajner duhet të jetë dëgjues i mirë dhe të dijë të menaxhojë emocionet.

Po ashtu ajo vë në dukje se trajneri duhet të jetë psikolog, që të kuptojë personat dhe të kuptojë kultura të ndryshme.  

Drupal Ad

Për të qenë një sportist i suksesshëm do duhet të përqafosh funksionet e komunikimit. Funksioni lidhës, që mundëson lidhjen midis trajnerit, lojtarit, ekipit, gjithë klubit. Funksioni mental, të ketë një mendësi për të kuptuar dhe për të ecur të dyja palët bashkë drejt një zgjidhje apo marrëveshje që çon në sukses. Element i tretë është ai funksional, janë disa gjëra që duhen thënë, interpretuar, një punë që duhet bërë, që nëse nuk është komunikimi s’realizohen dot. 

Një trajner duhet të jetë një dëgjues shumë i mirë. Fakti që një trajner ka qenë super lojtar, nëse nuk përqafon komunikimin nuk e bën dot. Një element është menaxhimi i emocioneve. Duhet të jetë një kuptues shumë i mirë i kulturave të ndryshme. Duhet të jetë pak psikolog. E trajtoj edhe në studim, që trajneri shihet si pedagog ose mësues që duhet të transmetojë dije, si psikolog që do duhet të kuptojë personat, por edhe shok deri në një farë limiti, bashkë me lojtarin, në arritjen e suksesit”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy