Mot i paqëndrueshëm/ Parashikimi nga e hëna në të premte

Mot i paqëndrueshëm/ Parashikimi nga e hëna në të premte

Për javën që sapo ka nisur presim përpara vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Në këtë mënyrë moti për relativisht të gjithë javën parashikohet me orë me diell, kthjellime, por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës deri dhe orët e mbrëmjes vonë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht me intensitet të ulët.

Por, nuk do të mungojnë edhe reshjet e shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se në fushën termike temperaturat pritet të jenë në rritje graduale kjo edhe për shkak të erës me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe hera-herës deri intensive.

“Çudia” mund të ndodh javën (ose javët) pasardhëse me depërtimin e Anticiklonit të Azoreve drejt Europës Qendrore shoqëruar me masa ajrore nga veriu i Afrikës. Ky fenomen mund të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm, kthjellime, por edhe rritje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës. Megjithatë në sferën e meteorologjisë gjithçka është dinamike dhe deri në projeksionet e hartave të rifreskuara çdo gjë duhet marrë me rezervë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy