COVID-19/ BE ndihmon Shqipërinë me 100 shtretër reanimacioni dhe 30 elektrokardiograma

COVID-19/ BE ndihmon Shqipërinë me 100 shtretër reanimacioni dhe 30 elektrokardiograma

Në mënyrë që Shqipëria të përballojë me sukses situatën e krijuar nga koronavirusi, një tjetër mbështetje ka ardhur nga Bashkimi Evropian. BE ndihmon Shqipërinë me 100 shtretër reanimacioni dhe 30 elektrokardiograma.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca tha se Bashkimi Europian do të vijojë të jetë krah Shqipërisë jo vetëm në këtë situatë por edhe në aspiratën për të qenë pjesë e familjes europiane.

“Është hera e tretë që ne bëhemi së bashku për të sjellë një pjesë tjetër të asaj ndihme që Bashkimi Europian ka akorduar dhe po e bën realitet për Shqipërinë. Bëhet fjalë për 100 shtretër reanimacioni, po ashtu edhe pajisje të tjera që do të ndihmojnë në këtë luftë, përfshirë këtu edhe 30 elektrokardiograma.  Më duhet t’ju them që këto janë disa nga pajisjet më të mira që ekzistojnë në treg dhe që janë blerë për t’u sjellë në Shqipëri, kjo për të ndihmuar Shqipërinë, sistemin shëndetësor por në veçanti ata që janë në vijën e parë, mjekët, infermierët sepse ne duhet ta vazhdojmë këtë luftë, kjo luftë nuk ka marrë fund ende”, tha Soreca.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, të pjesës së tretë të ndihmës së BE-së për Shqipërinë, minsitrja Manastirliu, u shpreh se po bëhen të gjithë përpjekjet, për të patur përgjigjen e duhur ndaj situatës, duke ruajtur në çdo moment gatishmërinë.

“Ne jemi duke punuar fort për të ndërtuar një plan dhe për të patur përgjigjie sa më të mirë ndaj çdo të papriture që mund të na vijë nga Covid19, nga ky virus që të vetmen gjë që i njohim është paparishikueshmëria. Jemi duke fuqizuar në vazhdimësi kapacitetet tona testuese, kapacitetet tona në njësitë e terapisë intensive në spitale. Kemi rritur numrin e shtretërve në funksion të përballimit të rasteve që mund të shtohen, siç është spitali i ri me 100 shtretër kapacitet. Gjithashtu edhe një prej spitaleve në QSUT që është përshtatur për t’iu përgjigjur rasteve nëse do të kemi fluks të shtuar”, tha Ministrja e Shëndetësisë.

Para disa ditësh mbërritën në Shqipëri 5 autoambulanca që fuqizojnë flotën e urgjencës kombëtare, 15 respiratorë transporti, si dhe një seri aparaturash jetëshpëtuese që forcojnë kapacitetet e reanimacioneve ne spitalet tona, pjesë e ndihmës prej 4 milion euro të Bashkimit Europian për Shqipërinë për përballimin e COVID19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy