Manastirliu: 500 mijë vaksina antiCovid brenda gushtit (VIDEO)

Manastirliu: 500 mijë vaksina antiCovid brenda gushtit (VIDEO)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vizituar sot njësinë e lëvizshme të vaksinimit në Shkozë, e cila ka filluar vaksinimin në terren.

Manastirliu ka ndjekur edhe vaksinimin e qytetarëve dhe ka premtuar se kjo njësi do të shkojë edhe në zona me terren të vështirë.

Ministrja ka njoftuar edhe ardhjen e 18 mijë e 720 doza të vaksinës Pfizer brenda ditës së sotme.

Gjithashtu ajo ka bërë me dije se brenda gushtit do të ketë edhe 500 mijë vaksina të tjera anti-covid.

“Vaksinim, vaksinim, vaksinim derë më derë me njësitë e lëvizshme në komunitet, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit.

Sot presim edhe 18,720 doza të vaksinës Pfizer, teksa brenda gushtit do të kemi 500,000 vaksina të tjera anticovid”.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 900 mijë doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.4 milionë doza.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy