Xhafa: Shembja e rrugës Elbasan-Librazhd prej ndërhyrjes pa kriter në lumin Shkumbin

Xhafa: Shembja e rrugës Elbasan-Librazhd prej ndërhyrjes pa kriter në lumin Shkumbin

Avokat Esmerald Xhafa, për shembjen e rrugës që Elbasan-Librazhd që bllokon qarkullimin me Juglindjen, ngre shqetësimin për pasojat mbi qytetarët.

 

Për emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai deklaroi se rruga e dëmtuar është ndërtuar në vitet 2000 dhe hyn në rrugët e reja. 

 

Sipas tij, shembja e kësaj rruge ka ardhur prej ndërhyrjes dhe marrjes pa kriter të inerteve në lumin Shkumbin.

 

Mendoj se prishja e kësaj rruge ka ardhur si shkak i ndërhyrjes në lumin Shkumbin, ku në shtrirjen e këtij lumi janë marrë inerte për ndërtimin e rrugës së Korridorit VIII. Qeveria luan me ne, vetëm SPAK ka ngelur. 

 

Problematika e rajonit tonë është shumë e madhe aktualisht, pasi ka sjellë pasoja tepër të rënda dhe që duan një kohë të gjatë për tu rikuperuar. 

 

Për problemet shëndetësore përveç helikopterit, zor se mund të arrijë në kohë një i sëmurë me një urgjencë. Prishja e rrugëve ka ndikuar edhe në furnizimin me ushqim të banorëve. 

 

Tërheqja e materialeve nga lumi, shkaktuan rrëshqitjet se lumi këtë kohë ka prurje dhe tërheqje të mëdha dhe duke marrë dheun nga poshtë çoi në këtë situatë. I gjithë perimetri ku është punuar në lumin Shkumbin ka problematika të ndryshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy