Rënie ortekësh, bllokohet plotësisht rruga Qafë Thore-Theth (VIDEO)

Rënie ortekësh, bllokohet plotësisht rruga Qafë Thore-Theth (VIDEO)

Bllokohet plotësisht rruga në aksin Qafë Thore-Theth. Kjo si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. 

 

Në mëngjes u pastruan ortekët e rëna dhe u hap qarkullimi drejt Thethit. Por, me rritjen e temperaturave, ortekët u aktivizuan përsëri, duke bllokuar mjetet dhe duke rrezikuar udhëtarët. 

 

Për këtë arsye është marrë vendim që të bllokohet qarkullimi deri sa të krijohet siguria për ndërhyrje për të mos rrezikuar udhëtarët, por edhe punonjësit e mirëmbajtjes. 

 

Mësohet se periudha e bllokimit, në funksion të temperaturave, do të zgjasë deri në darkë vonë, por nëse do të rinisin reshjet e dëborës atëherë rruga do të bllokohet edhe gjatë natës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy