Akuzohet për ngacmim seksual, Kushi pezullon nga detyra mësuesin në Tepelenë

Akuzohet për ngacmim seksual, Kushi pezullon nga detyra mësuesin në Tepelenë

Pezullohet nga detyra, mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë, Kleanthi Laçi, i arrestuar për akuzat “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”.

59- vjeçari u dhunua nga një 29 vjeçar dhe dy të tjerë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila bën me dije se nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.

Kemi ndjekur nga afër ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në Tepelenë, ku një mësues është dhunuar, pasi akuzohet nga familjarët për abuzim ndaj vajzës së tyre. Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.

Më tej ajo shprehet se beson fort se organet e drejtësisë do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore.

Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë, qëndrimi ynë për këto raste është i prerë dhe nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor. Për këtë arsye, kemi përfshirë një nen të ri në Ligjin për Arsimin Parauniversitar, i cili do të miratohet së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë. Ne nuk do të lejojmë të punojë në institucionet tona arsimore askënd që cenon shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve tanë.

59- vjeçari u arrestua nga policia pas dëshmisë që dha 29- vjeçari Alvi Gumeni, i cili u vetëdorëzua dje në polici. Ai sapo ishte kthyer nga emigracioni pas thirrjes së të motrës për ndihmë. 13- vjeçarja kishte rrëfyer se ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59- vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy