Policia shpërndan ndihma për banorët e përmbytur të Fushë-Krujës

Policia shpërndan ndihma për banorët e përmbytur të Fushë-Krujës

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deklaroi të hënën se qeveria po monitoron situatën e krijuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit, për të parandaluar pasoja të veçanta.

Në një prononcim për mediat gjatë shpërndarjes së ndihmave në familjet e prekura nga përmbytjet në Fushë-Krujë, ministri Tahiri theksoi se po vazhdojmë aksionin e solidaritetit me banorët që gjenden në vështirësi në zona të përmbytura.

“E rëndësishme është që këta banorë nuk janë vetëm. Shteti është në krah të tyre, shoqëria është në krah të tyre, për t’i ndihmuar në këto ditë të vështira. Ne po bëjmë çmos që të evidentojmë të gjithë ata që kanë pasur probleme, të evidentojmë zonat e nxehta, t’u gjendemi banorëve pranë, t’i mbështesim me të gjitha mundësitë që ka shteti dhe shoqëria sot. Sepse është shumë e qartë, ne çdo krizë e kalojmë bashkë”, nënvizoi Tahiri duke shtuar se të bëjmë investime të tilla që përmbytjet të mos përsëriten.

Ministri Tahiri tha se “qeveria është duke monitoruar situatën për të parandaluar pasoja të veçanta, ashtu siç po bëjmë sot, një plan të gjerë investimesh për të ardhmen që do të sjellë instrumenta të tillë që të mos përmbyten më në këtë rajon dhe në gjithë Shqipërinë”, tha Tahiri.

I pyetur nga gazetarët për kërkesën e opozitës për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ministri Tahiri theksoi se opozita duhet të bashkohet me qeverinë në ndihmë të qytetarëve që sot kanë nevojë.

“Nuk dua të merrem me opozitën. Opozita e ka bërë zakon që të merret me fatkeqësinë e njerëzve duke bërë politike mbi kapriçot e natyrës. I bëj thirrje opozitës nëse ka energji pozitive të bashkohet me ne, për qytetarët që sot kanë nevojën tonë. Bashkë me ne janë bërë shoqëria civile dhe sipërmarrës për t’iu gjetur pranë banorëve të mbytur. Unë besoj që opozita ka mundësi të bashkohet me ne”, përfundoi Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy