Sezoni turistik, Jaupi në Durrës: Policia kontroll vijës bregdetare, rritje e sigurisë për pushuesit

Sezoni turistik, Jaupi në Durrës: Policia kontroll vijës bregdetare, rritje e sigurisë për pushuesit

Sezoni turistik cilësohet si një ndër prioritetet kryesore të punës së Policisë së Shtetit dhe për këtë arsye punonjësit e policisë, nga Velipoja në Ksamil, janë angazhuar për sigurinë e pushuesve. Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në DPPSH, Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, ka inspektuar qarkun Durrës, për të parë në terren, zbatimin e masave të ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për sezonin turistik. Jaupi, i shoqëruar nga Drejtori i DVP Durrës Skëndër Hita dhe nga Drejtori i DVKM Durrës Luan Arifaj, iu ka kërkuar punonjësve të policisë të angazhuar gjatë sezonit turistik, performancë, përkushtim dhe vigjilencë, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur fenomenet që cenojnë sigurinë e pushuesve, për t’iu ardhur në ndihmë turistëve, vizitorëve dhe qytetarëve, në rast nevoje, si dhe për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor. Njëkohësisht, ai ka kërkuar koordinim të veprimeve mes strukturave vendore dhe atyre kufitare, koordinim i cili do të sjellë kontroll më të mirë të vijës bregdetare dhe rritje të parametrave të sigurisë për pushuesit. Jaupi ka apeluar nga Durrësi, për administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitetet përgjatë vijës bregdetare apo në zonat urbane, që të respektojnë orarin e muzikës, të mos krijojnë shqetësime për pushuesit dhe banorët, duke thënë se policia është e vendosur në zbatimin e ligjit, për të sekuestruar pajisjet muzikore dhe për të proceduar penalisht shtetasit përgjegjës për prishjen e qetësisë publike. “Policia e Shtetit ka marrë masa për rregullimin e trafikut, ndaj iu bëj thirrje të gjithë përdoruesve që të zbatojnë më korrektësi Kodin Rrugor, sepse të gjitha akset monitorohen me radarë dhe makina inteligjente”, ka theksuar Jaupi. Gjithashtu, Jaupi deklaroi se policia, krahas masave për sezonin turistik veror, është e angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e tentative për kultivim të bimëve narkotike dhe në këtë kuadër çdo ditë vijon kontrolli i territorit, për evidentimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Në fund, ai ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me policinë, duke adresuar rastet e paligjshmërisë që ata hasin, duke qenë se në ato raste kur ka patur bashkëpunim mes Policisë dhe qytetarëve, rezultatet kanë qenë shumë pozitive. Inspektimi ka vijuar në plazhet e Durrësit, ku kreu i policisë Durrës, Skënder Hita ka bërë apel për moszaptimin e hapësirave publike, duke theksuar se në bashkëpunim me Policinë Bashkiake vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, për lirimin e hapësirave publike, si dhe vijon kontrolli për parandalimin e ndotjes akustike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy