Memisha: Gjuha shqipe ka një përparësi të madhe, ka fjalë me shumë kuptime

Memisha: Gjuha shqipe ka një përparësi të madhe, ka fjalë me shumë kuptime

Gjuhëtari Valter Memisha i cili po punon për hartimin e një fjalori të plotë të gjuhës shqipe, deklaroi se fjalori i ka fillimet në vitet ‘60-të.

Në emisionin “Arnautistan” ai tha se në dhjetor të vitit 2006 u bë reforma në Akademinë e Shkencave dhe Instituti i Gjuhësisë kaloi në përbërje të Qendrës së Studimeve Albanologjike, ku nga me 48 punonjës, “u katandis me 20 veta”.

Ai foli se po punohet për një fjalor me 90 mijë fjalë të gjuhës shqipe, ndërsa për fjalor të madh tha se hyn kur mban mbi 75 mijë fjalë.

Anglishtja ka krijuar një fjalor elektronik me 14 milionë njësi, ku studiuesit punojnë mbi këtë lëndë. Sot mundësitë për të bërë një fjalor janë shumë më të mëdha. Bullgarishtja është hartuar në disa vëllime, greqishtja ka fjalor të konsoliduar me traditën më të vjetër, nga shtëpi botuese që janë vepra me 300-400 mijë fjalë, është një gjuhë me leksik shumë të pasur.

Shqipja është gjuhë me leksik të vonët, e dokumentuar vonë por nga gjuhët më të vjetra në Europë, ka zhvilluar një proces interesant, ka zhdukur shumë fjalë. Ka fjalë si dorë apo këmbë me 40 kuptime.

Në vend të kemi 72 fjalë, ne kemi një fjalë me shumë kuptime. Kjo është përparësi e gjuhës. Në pamje të parë shqipja duket me leksik të pakët, por jo. Çdo fjalë të re, shqipja e kalon me kuptime të dyta apo të katërta.

Shqipja është shumë potenciale. Ka fjalë me 5 apo 10 kuptime, po ti referohemi fjalorit të ‘80-ës, shumica e fjalëve janë me disa kuptime. Shërben shumë si material për letërsinë, për t’u shprehur bukur. Noli bëri çudinë me shqipen, nga struktura semantike e saj, nga aftësia dhe mundësia e fjalës për të shprehur nuancat më të holla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy