60 pyetje me alternativa, detaje për provimet e maturës shtetërore

60 pyetje me alternativa, detaje për provimet e maturës shtetërore

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi, përmes një video-mesazhi ka dhënë disa detaje në lidhje me strukturën e testit të Maturës Shtetërore 2020.

Vrapi deklaron se testi do të bazohet vetëm në 60 pyetje me alternativa, dhe kohëzgjatja e tij do të jetë 2 orë. Po ashtu Vrapi thekson se janë hequr pyetjet ese nga pjesa e gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe.

Testi i Maturës Shtetërore 2020 do të bazohet vetëm në pyetje me alternativa. Kohëzgjatja e tij do të jetë 2 orë dhe në total, numri i pyetjeve do të jetë 60. Është llogaritur që pyetjeve me alternativa u duhet më pak kohë se sa pyetjeve me zhvillim. Prandaj, ka një kohëzgjatje deri në 2 orë dhe jo 2 orë e gjysëm", tregon ajo.

Sipas saj, janë hequr pyetjet ese nga pjesa e gjuhës së huaj dhe gjuhës shqipe. Nërsa tregon se i gjithë testi do të bazohet vetëm në pyetje ku nxënësit do ta përzgjedhin përgjigjen.

"Pra, nuk do ta shkruajnë atë. Koha është e mjaftueshme. Nga përvoja që ka QSHA dhe pilotimi që është bërë, gjykohet se të gjitha pyetjet janë të realizueshme brenda këtij orari, pra brenda 2-orëshit", shprehet Vrapi.

Ajo thekson se patjetër që ka edhe pyetje që duan më pak kohë se sa 1 minutë, sikurse ka edhe pyetje që mund të duan 1-2 minuta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy