
Edhe pse është finalizuar, Rruga e Arbrit nuk është ende plotësisht funksionale. Për shkak të bllokimeve të shkaktuara nga mjete që tentojnë të përdorin këtë rrugë, kompania koncesionare, Gjoka Konstruksion, ka kërkuar mirëkuptimin e tyre deri hapjen e plotë të rrugës. Me anë të një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, kompania u kërkon drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë në segmentin Tiranë-Peshkopi dhe anasjelltas të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera deri më 29 nëntor.
Një ndër projektet më të mëdha infrastrukturore në vendin tonë, Rruga e Arbrit do të jetë plotësisht funksionale më 29 nëntor.
Njoftimi
Shoqëria koncensionare njofton të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, të vijojnë të frekuentojnë akset e tjera rrugore lidhëse me Tiranën deri më datë 29.11.2021, pasi RRUGA E ARBRIT VIJON TË JETË E MBYLLUR.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve deri në njoftimin e radhës për qarkullim në Rrugën e Arbrit.
Faleminderit!



