Protesta, Spahiu: T’i dëgjojmë dhe t’i mbrojmë fëmijët, informacioni i përgjegjshëm është thelbësor

Protesta, Spahiu: T’i dëgjojmë dhe t’i mbrojmë fëmijët, informacioni i përgjegjshëm është thelbësor

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu gjatë vizitës në Spitalin Universitar të Traumës nënvizoi nevojën për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, përgjegjësinë e përbashkët të shoqërisë në situata të vështira, si dhe rëndësinë e verifikimit të informacionit përpara shpërndarjes së tij.

 

Ministrja shprehu mirënjohjen për ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe personelin shëndetësor në të gjithë vendin, për përkushtimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e treguar në përballimin e fluksit të shtuar të të lënduarve gjatë ditëve të fundit.

 

Spahiu u bëri thirrje prindërve, kujdestarëve, punonjësve socialë dhe profesionistëve që punojnë me ta të komunikojnë me të rinjtë dhe fëmijët dhe të tregojnë kujdes për shqetësimet e tyre.

 

U bëj thirrje prindërve, kujdestarëve, punonjësve socialë dhe të gjithë profesionistëve që të flasin me fëmijët dhe të rinjtë, t’i dëgjojnë dhe të kuptojnë shqetësimet e tyre. Fëmijët kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, por kanë nevojë edhe për praninë, kujdesin dhe mbrojtjen tonë”, theksoi ministrja, duke nënvizuar se mbrojtja e të miturve është përgjegjësi e përbashkët.

 

Ajo bëri të ditur se shërbimet sociale dhe psikologët janë të angazhuar për të mbështetur të miturit që kanë nevojë për ndihmë, duke theksuar se asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet i pambrojtur në situata që rrezikojnë sigurinë e tij.

 

Lidhur me përhapjen e lajmeve të rreme dhe pamjeve të manipuluara ose të nxjerra jashtë kontekstit, ministrja Spahiu i ftoi qytetarët të verifikojnë informacionin përpara se ta shpërndajnë dhe t’u referohen burimeve zyrtare, për të shmangur shtimin e frikës dhe tensionit.

 

Sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore, gjatë protestave të zhvilluara më 13–18 tetor 2026 janë raportuar gjithsej 303 persona të dëmtuar. Nga këta, 190 janë punonjës të Policisë, 87 protestues dhe 26 kalimtarë. Të dhënat përfshijnë raportimet nga Spitali Universitar i Traumës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës dhe Lezhës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy