Basha në fshatin Progër të Devollit: Nuk premtojmë mrekulli, por subvencione për fermerin do të ketë

Basha në fshatin Progër të Devollit: Nuk premtojmë mrekulli, por subvencione për fermerin do të ketë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të hënën vizitoi disa fermerë në Progër të Devollit.

Babë e bir, Aurel dhe Medi Deda mbjellin patate në fushat e zonës, ndërsa iu ankuan Bashës për një kosto të lartë të nxjerrjes së produktit në treg.

Djali i shtëpisë, Medi Deda u përlot teksa i ati i tha kryedemokratit se punon 24 orë në ditë për të fituar të ardhurat që i mundësojnë jetesën.

Biseda e Lulzim Bashës me dy fermerët:

Lulzim Basha: Sa orë shpenzon duke e ndihmuar babain?

Medi Deda: Ditë natë punojmë ne, 24 orë

Lulzim Basha: Në çfarë ore e nis punën?

Medi Deda: Që në 4 të mëngjesit tani që vaditen, ndërsa kur shkulen 10 orë po njëherë. Kurse tani një dy muaj, nuk e diskutoj që 24 orë, shikojë duart si më janë bërë.

Aurel Deda: Problemi i madh i kësaj punë është se ne po na humbet shpresa. Unë djalin me atë mundësi që para e futa në një rrugë të drejtë punë. Por tani djali është mërzitur dhe po më thotë se duhet ta braktis se ne nuk po fitojmë. po e mbaj me një farë shprese, por shpresa po na humbet. Bujqësia nuk po preferohet më. Të rinjtë e braktisën, disa ikën jashtë, disa nëpër qytete punojnë kamarierë dhe është drejt zhdukjes.

Lulzim Basha: Medi hajde këtu…njerëz jemi të gjithë.

Kryedemokrati Lulzim Basha iu tha se do të vijojë të punojë për një program të plotësuar për shqiptarët.

Basha tha se nuk premton dot mrekulli, por subvencione për fermerin nën qeverisjen e PD-së do të ketë.

Nuk premtoj mrekulli. Me programin për 100 milionë euro subvencione çdo vit, do të nxjerrim fermerin nga kriza dhe t’u japim kushte të barabarta tregu dhe konkurence me fqinjët, që prodhimet tona të eksportohen.  Me 50 milionë euro në vit do të investojmë në infrastrukturë, rrugë, vaditje, kullim, dalje në treg, agropërpunim. Kjo është normale dhe këtë normalitet jua premtoj fermerëve”, premtoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh me fermerët në të gjithë Shqipërinë.

Kryedemokrati është përballur gjatë turit me kundërpërgjigjet e kryeministrit Edi Rama, që sipas panoramës së qeverisë tregon fermerë të lumtur që marrin subvencione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy