Karta e studentit, Manastirliu: Mbështesim të rinjtë me kredinë studentore

Karta e studentit, Manastirliu: Mbështesim të rinjtë me kredinë studentore

Në Universitetin “Eqerem Çabej” në  Gjirokastër, u nënshkrua sot marrëveshja për zbatimin e Kartës së Studentit, një iniciativë që synon të lehtësojë jetën e studentëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi në prani të stafit akademik dhe studentë të këtij Universiteti, Rektori Bektash Mema, si dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njëkohësisht drejtuese politike e Qarkut të Gjirokastrës.

Manastirliu tha se kurorëzohet një nga zotimet e ndërmarra për kartën e studentit, një punë e cila nuk ka filluar sot.

Karta e studentit me të gjithë lehtësirat e saj është një iniciativë në bashki, të cilat kanë universitete por ne kërkuan që kjo kartë të  institucionalizohet duke bërë të mundur që së bashku me bashkitë të ofrojmë edhe një nivel tjetër shërbimesh të cilat nuk ishin ofruar më parë.

Ka shumë nevojë që të ngrihet në një nivel të ri bashkëpunimi universitet-bashki për të jetësuar qytetet tona që të rinjtë tanë të qëndrojnë në qytetet e tyre.

Karta do të lehtësojë shërbimet me tarifa zero apo tarifa simbolike për të aksesuar teatrin, kinemanë, muzetë, transportin publik, për të ndërmjetësuar me bashkitë e tjera nëpërmjet biznesit për të ofruar shërbime me tarifa të reduktuara.

Kjo kartë u mundëson studentëve qasje në një gamë të gjerë shërbimesh me çmime të reduktuara, duke përfshirë fushat e artit dhe kulturës, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, arsimit, sportit, transportit, turizmit, mjedisit, ekonomisë, financave, punësimit dhe trajnimit, si dhe shërbime të tjera nga subjekte shtetërore dhe private.

Nga Gjirokastra, ministrja Manastirliu foli për një risi për studentët, që është programi i kredisë studentore, i cili parashikon mbulimin e plotë të kostos së studimeve dhe të jetesës, të llogaritura deri në kufirin e pagës minimale në vend.

Kjo mundësi është e hapur për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara, duke u dhënë mundësinë atyre që nuk përfitojnë nga bursat, mbështetjet financiare apo përjashtimet nga tarifat, të përfitojnë nga kredia studentore.

Një tjetër zotim i yni po bëhet realitet: Kredia studentore. Kredia studentore është një instrument, i cili lehtëson jetesën e studentit përgjatë studimeve dhe tashmë ne kemi hapur aplikimet për kredinë studentore për të mundësuar që ata studentë që nuk përfitojnë nga të gjitha ato lehtësira që universiteti ofron të aksesojë këtë instrument që është kredia studentore. 

Do të jetë një kredi e butë me interesa të ulëta, sepse pjesën më të madhe të interesit të kredisë e paguan shteti dhe është një kredi e lehtësuar për të përballuar shpenzimet e jetesës, tarifat, për studentët që nuk përfitojnë nga programet e tjera të lehtësimit.

 Një tjetër lajm të mirë që Ministrja e Arsimit dhe Sportit dha për studentët e Universitetit “Eqerem Çabej” ishte dhe  hapja e një kampusi të ri që do të sjellë një prej universiteteve më prestigjioze, Universitetin e Edukimit në Distancë të Spanjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy