
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë një moment të veçantë në rrjete sociale, teksa ka publikuar foto të trinjakëve Amal, Alfio dhe Amea, të lindur në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Manastirliu njofton se familja e re në Tiranë, nga ardhja në jëtë e trinjakëve, përfitojnë menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus.
Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trinjakëve Amal, Alfio dhe Amea. Familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus Më shumë se të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes nga Janari 2019, kur nisi programi ynë universal që mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë.



