
Ata që kanë zgjedhur Dhërmiun në këto ditë të nxehta po përballen me një situatë që pushimin e bën të pamundur.
Male me inerte dhe makineri të rënda kanë pushtuar një pjesë të vijës bregdetare, vetëm 30 m nga resortet më të lakmuara të Jugut, duke e vështirësuar lëvizjen e pushuesve.
Sikur të mos mjaftonte rrëmuja e kantierit në kulmin e sezonit turistik, asaj i shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.
Pushues të shumtë janë ankuar sot për energjinë elektrike, e cila për shkak të një defekti mungon prej disa orësh.
Në pritje të rikthimit të saj, qytetarë që kanë paguar jo pak për të pushuar disa ditë buzë ujërave të Jonit do të shoqërohen nga “simfonia” e makinerive të rënda të ndërtimit.



