Meta organizon festë për fëmijët në oborrin e Presidencës

Meta organizon festë për fëmijët në oborrin e Presidencës

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot një grup fëmijësh në Presidencë, ku kishte organizuar një festë për ta, me rastin e 1 Qershorit.

 Nga fotot e publikuara nga vetë kreu i shtetit, të vegjlit këndojnë e kërcejnë, ndërsa presidenti zgjodhi disa vargje të Naim Frashërit për t’i uruar.

 “Me shumë gëzim ju bashkova sot festës së fëmijëve për të ndarë me ta urimin e ngrohtë të çdo prindi: Gëzuar 1 Qershorin! Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm. Të ecim dorë për dore me ta dhe t’i mbështetim në dëshirat e tyre, duke i dëgjuar dhe i ndihmuar të zhvillojnë cilësisht aftësitë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, që meritojnë, në Atdheun e tyre.

“Falu gjithë mirësitë

Të rrojnë me nder në jetë

Të mësojnë dituritë

Të bëhen të vërtetë

Të nderojnë Mëmëdhenë

Vlerat t’ja lartësojnë

Mbi gjithë botën ta ngrenë

Si lule ta zbukurojnë!” – Naim Frashëri 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy