Rritja e çmimeve të shportës/  PD: Tendenca drejt varfërisë së familjeve në vend po merr vrull dramatik

Rritja e çmimeve të shportës/  PD: Tendenca drejt varfërisë së familjeve në vend po merr vrull dramatik

Referuar rritjes së çmimeve të shportës, përkatësisht bukës, e cila është shtrenjtuar që nga dita e sotme, Partia Demokratike në një deklaratë për mediet i vlerëson si të papërballueshme për konsumatorin shqiptar.

Greta Bardeli Gjoni, sekretare për Marrëdhëniet me Publikun dhe deputete e zgjedhur e PD, thotë se duke filluar nga buka, qumështi e zarzavatet, çmimet po bëhen përditë e më të pakapshme për familjet e thjeshta shqiptare, duke bërë që tendenca drejt varfërisë së familjeve në vend të marrë vrull dramatik.

“Pa rritjen e pagave, pa përdorimin e subvencioneve te duhura në bujqësi, pa uljen e çmimit të karburantit për transportin, tendenca drejt varfërisë së familjeve në vend po merr vrull dramatik! Nga ana tjetër, qeveria ndan tortën e buxhetit të shtetit me oligarkët. Paratë publike përpihen frikshëm nga zyrtarë të lidhur me grupet e kriminalizuara. PPP-të, tenderët publikë apo sekretë, janë rruga më e shpejtë e pasurimit të njëmijë njerëzve me firmë e vulë në xhepat e tyre, paçka se vendi ynë gëzon burime natyrore, falë të cilave shqiptarët duhet të kishin pasurinë për frymë më të lartë se vendet e rajonit, familjet shqiptare kanë të ardhurat më të ulëta se çdo vend tjetër në rajon”.

PD nënvizon se, kjo ndodh sepse shqiptarët janë të grabitur nga një pushtet që punon kundër interesave të shumicës dërrmuese në Shqipëri!

Ndodh sepse bashkë me votën, shqiptarëve u është marrë perspektiva për një qeverisje më të mirë, që garanton mirëqenie për të gjithë.

“Partia Demokratike ka një vizion të qartë dhe një program të detajuar për të rritur mirëqenien dhe për të luftuar korrupsionin që gërryen çdo ditë sigurinë ekonomike të familjeve në nivel kombëtar. Planet tona patën mbështetjen e qytetarëve, ndaj ne do të luftojmë me ta dhe për ta, për t’i zbatuar ato dhe për të garantuar një jetë më të mirë dhe zhvillim te qëndrueshëm ekonomik dhe social”, përfundon deklarata e PD-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy