Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare dhe politikani i njohur shqiptar, Servet Pëllumbi.
Pëllumbi ka qenë një nga emrat më të spikatur të jetës politike dhe akademike, duke shërbyer edhe si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe duke pasur një rol aktiv në zhvillimet politike të periudhës së tranzicionit.
Ai njihej gjithashtu si profesor dhe autor në fushën e shkencave sociale.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë reagime dhe ngushëllime nga politika dhe figura publike, të cilat kanë vlerësuar kontributin e tij në jetën institucionale dhe akademike të vendit.



