Teologu Samad Ahmed Ghori djegien e Kuranit në Suedi, e argumenton me faktin se autorët e këtij akti mund të jenë të keqinformuar rreth Islamit. Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se jemi në një kohë kur shqetësimet dhe urrejtja mes njeri tjetrit vjen duke u thelluar dhe veprime të tilla nuk ndihmojnë në asnjë formë përveçse minojnë paqen globale dhe se djegia e një libri të shenjtë natyrisht që cenon ndjenjat e shumë njerëzve. “Qëndrimi im është ai që na mëson Kurani, ku në raste të tilla për çështje ndërfetare, i pranon të gjithë profetët, të gjithë udhëheqësit fetarë, udhëheqësit e feve. Se Kurani thotë se nuk ka një popull që Zoti mos të ketë dërguar një profet. Akte të tilla vetëm i fryjnë zjarrit të urrejtjes. Një akt i tillë shprehet në një mënyrë të dhunshme.”



