Takimi Kushi-Nagavci: Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës Shqipëri-Kosovë

Takimi Kushi-Nagavci: Bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës Shqipëri-Kosovë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka pritur sot në takim pune ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci.

Ministrja Kushi, përmes një njoftimi për media, tha se “kryefjala e takimit ishte vijimi i bashkëpunimit shumë të mirë në fushën e arsimit dhe shkencës, si dhe puna intensive për zbatimin e plotë dhe efikas të marrëveshjeve të deritanishme mes vendeve tona”.

“Synimi ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit me takime të përbashkëta jo vetëm në nivel ministror apo qeveritar, por edhe në nivel të institucioneve tona arsimore, me trajnime për mësuesit, shkëmbim eksperiencash për mësues e nxënës, aktivitete shkencore e konferenca për studentë e pedagogë, si dhe angazhimin tonë për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë”, tha Kushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy