Arben Çipa nga shoqata e operatorëve turistikë në Sarandë, thotë se për shkak të situatës ndërkombëtare, ecuria e sezonit turistik shihet me skepticizëm.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai ngriti shqetësimin për vonesën në dhënien e lejeve për menaxhimin e plazheve.
Situata ashtu siç është zhvilluar deri tani lidhur me politikat ndërkombëtare, për pjesën turistike, ka një farë skepticizmi për ecurinë e sezonit. Referuar situatës së prenotimeve, ku në çdo qytet situata duket pozitive dhe premtuese. Nga komunikimet që kemi me partnerët tanë, duket sikur rezervimet janë premtueset.
Prezenca e turistëve të huaj të pavarur është aktuale dhe kjo është shenjë e mirë e lëvizjes turistike. Në rast se situata ka sjellë shqetësim, për situatën e luftës, duket sikur do të jenë shqetësuese dhe në vazhdimësi. Por për fat për zonën tonë mund të ketë një siguri dhe do të jetë pozitive, krahasuar me zonat ku vijon lufta. Nëse situata vijon dhe zgjerohet, do të jetë shqetësuese dhe për territorin tonë.
Fakti që aeroporti i Vlorës nuk do të hapet para sezonit, kjo na çon se ne nuk e besojmë as se do hapet në gusht. Jemi tre herë të zhgënjyer, pasi punët tona lidhen me partnerët tanë, të cilët janë investitorë të linjave të fluturimeve, ku klientët e tyre vijnë nga destinacione të ndryshme. Fakti që kemi dalë garant, duke e ndarë këtë bisedë dhe te autoritetet përkatëse, tani vetëm para tre ditësh u konfirmua se aeroporti nuk do të hapet në muajin qershor.
Kjo është një dilemë jo vetëm për ne, por dhe partnerët tanë dhe kjo na ka demoralizuar. Duhet aeroporti në vendin e vetë në kohën e duhur. Jemi në një situatë finalizimi të dhënies së lejeve të shfrytëzimit për menaxhimin e plazheve.
Ka subjekte që nuk e kanë marrë lejen, është pak e vonuar, por autoritetet përkatëse na kanë premtuar se brenda javës në vazhdim do të ketë finalizim të lejeve. Në Sarandë do të ketë plazhe publike në vijim, por i vonuar lidhur me lejet. Për fat të mirë rruga që çon në Ksamil po përfundon. Ndërsa në Sarandë problemi i trafikut vijon.



