
Lënia e fëmijëve të vegjël të luajnë shpesh në tableta, telefona dhe lojëra dixhitale mund t'i vërë ata në një rrezik më të lartë të problemeve emocionale dhe të sjelljes, kur të fillojnë shkollën.
Sipas një studimi të ri, parashkollorët që përdorin gjerësisht media elektronike kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme të hiperaktivitetit, përqendrim të shkurtër, të dobët dhe probleme të marrëdhënieve me bashkëmoshatarët kur bëhen 5 vjeç në krahasim me të vegjlit e tjerë.
Studiuesit, nga Instituti finlandez për Shëndet dhe Mirëqenie, thanë që rritja e kohës së ekranit ka rreziqe të shumta për mirëqenien e fëmijëve. Një studim i ri, i botuar në revistën BMJ Open, ekzaminoi të dhëna për rreth 700 fëmijë finlandezë.
Ata zbuluan se 95% e fëmijëve parashkollorë kaluan më shumë se një orë në ekran çdo ditë. Prindërit raportuan se sa kohë fëmija i tyre kalonte duke përdorur median elektronike në moshën 18 muajsh dhe 5 vjeç.

OBSH thotë se të kalosh kohë para ekranit nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç. Ata të moshës 2 deri në 4 nuk duhet të angazhohen në më shumë se 1 orë kohë në ekran çdo ditë dhe sa më pak aq më mirë, thuhet në udhëzim. Studimi finlandez zbuloi se koha mesatare para ekranit të një 5-vjeçari ishte 114 minuta në ditë. Dhe për 18 muajsh ishte mesatarisht 32 minuta.
Akademikët zbuluan se nivelet e larta qëndrimit para ekranit mes fëmijëve 5 vjeç ishin të lidhura me një rrezik të problemeve të shumta psiko-sociale, duke përfshirë vështirësitë e vëmendjes dhe përqendrimit, hiperaktivitetin dhe impulsivitetin, bashkëveprimi emocional dhe simptomat e jashtme dhe problemet e sjelljes.
Ata që kalonin më shumë kohë para TV në kur ishin 5 vjeç kishin një rrezik në rritje të disa problemeve psiko-sociale. Ndërsa luajtja e vide-lojërave ishte e lidhur me hiperaktivitetin.
Burimi: Metro



