Kushi: Ka nisur puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë

Kushi: Ka nisur puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë

Ministra e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ishte e pranishme sot në konferencën për rininë e organizuar nga Fondacioni “Qemal Stafa” dhe Fondacioni “Friedrich Ebert”.

Në konferencë u zhvillua një diskutim i hapur nga aktorë të ndryshëm, mbi rininë dhe rolin e saj në zhvillimin e vendit.

Në fjalën e saj, Kushi u shpreh se objektiv madhor i qeverisë mbetet që kapitalin njerëzor që ka Shqipëria ta orientojë në zhvillimin e vendit.

“Plani i Veprimit për Rininë 2015-2020, Ligji ‘për Rininë’ i miratuar në 2019 apo edhe nisma më e fundit ‘Gati për Shqipërinë’, janë disa prej iniciativave konkrete të ndërmarra kohët e fundit”, nënvizoi ministrja Kushi. 

Ajo gjithashtu, në postimin e saj ka informuar se vetëm para pak ditësh ka filluar edhe puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2026 për vizionin dhe zhvillimin e politikave rinore.

Ligji për rininë u mundëson të rinjve krijimin e strukturave konsultative në nivel qendror dhe vendor dhe garanton pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy