Lirimi i hapësirave publike/ Qiraxhi: Qeverisje me aksione, përgjegjësi institucionet që lejuan situatën (VIDEO)

Lirimi i hapësirave publike/ Qiraxhi: Qeverisje me aksione, përgjegjësi institucionet që lejuan situatën (VIDEO)

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare për aksionin për lirimin e hapësirave publike shpreh keqardhje që Kryeministri shfaqet si kryetar bashkie dhe qeveris me aksione.

Ai tha për “MCN Live” se Kryeministri i bën detyrat me mikromenaxhim.

Sipas tij, duhet përgjegjësi se kush nga institucionet e kanë lënë këtë situatë të ndodhë.

Jam i dyjëzuar nëse kemi të bëjmë me zaptim ose jo, nëse ka një situatë zaptimi kemi një sërë institucionesh që duhet të kujdeseshin që hapësirat të mos zaptoheshin. Nëse Kryeministri thotë se ka zaptim, duhet të kuptojë që nuk kanë funksionuar institucionet. 

Qeverisja e shtetit me aksione, kishim besuar se kishte mbaruar prej vitesh si model, por Kryeministri e risolli. 

Mënyra se si zbatohet ligji, është shumë e rëndësishme në një vend demokratik. Nëse sapo vinte sezoni i turizmit kishim shfaqje dhe shifra të rekordeve të turizmit, kam frikë se këtë vit kryeministrit i mungojnë rekordet për turizmin. 

Janë të gjithë mekanizmat ligjorë që të bëhej me bashkëbisedim me qytetarët pa krijuar drama për qytetarët, ku pushuesit që janë aq të shtrenjtë për qeverisjen, nuk gjenden askund. Një qytetar iu tha policëve se ju më keni marrë lekë. 

Duhet përgjegjësi se kush nga këto institucione e kanë lënë këtë situatë të ndodhë. Ekonomia e tyre nuk duhet të shuhet brenda ditës se kjo situatë nuk i intereson askujt. Më vjen keq që kemi zgjedhur një Kryeministër që i bën detyrat me mikromenaxhim. 

Kryeministri ka një sërë elementësh makro që duhet të merret. Nuk mundet që Kryeministri të dalë në rrugë dhe të bëj kryetarin e bashkisë, apo inspektoriatin e rëndomtë të një institucioni.

Në Tiranë dhe në zona të ndryshme urbane, ka lokale që kanë dalë me tenda. Por për të shkuar deri te mbyllja e një territori siç ka ndodhur në kryeqytet, duhet të marrësh leje për karriget, më pas kanë marrë leje për të shtruar dërrasa poshtë karrigeve, pastaj kanë marrë leje për tenda, për xhama. 

Ky është një proces që ka ndodhur me vite, në komunikim me institucionet. Nuk mundesh që individin që e ke lënë ndër vite të ndërtojë këtë strukturë biznesi dhe të lësh jashtë institucionet.

Duhet një platformë që mos të krijojmë as trauma sociale, as drama shoqërore dhe as turistët të mos ngelen të zhgënjyer. Ekzistojnë të gjithë mekanizmat që kjo të bëhet me komunikim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy