Korruptimi dhe joshja e zyrtarëve shqiptarë ishte skema e Savino Cianci njohur si Nino për të akredituar programet që në realitet si ofronte. Këtë skemë sipas hetuesve Italian ai e bënte për të shitur diploma, ndërsa zyrtarët shqiptarë pritet të verifikohen nga SPAK për veprimet e tyre në favor të Wisdom.
Në dosjen voluminoze të hetuesve Italianë ka një pjesë të veçantë dedikuar Shqipërisë dhe aferës korruptive ndaj zyrtarëve publik për të akredituar programet mësimore të kolegjit drejtuar nga 60-vjeçari Nino, Savino Cianci.
Në faqen 80 të materialit që disponon emisioni “FactCheck” thuhet “KATALANO Lucia-CIANCI Savino
Për krimin p. dhe fq. jepini a1tt. 110- 318 - 322-bis c.p. sepse për ushtrimin e funksioneve të saj si Presidente e Këshillit të Akreditimit i ASCA'L (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), organ qeveritar i Qeverisë Shqiptare i drejtuar nga Presidenti i Këshillit të Shqipërisë, që korrespondon me aktivizimin dhe përfundimin e favorshëm të procesit të akreditimit të Universitetit Wisdom, gjatë një darke, i dha Aquila-Shqiponja Telhaj, një zyrtare publike e investuar me funksione të ngjashme me ato të zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, një çantë femrash të markës Louis Vuitton me vlerë 1200.00 euro. Në Shqipëri më 03.08.2022
Sipas verifikimeve të “FactCheck” Aquila Telhaj rezulton se është shtetësja Sqiponja Telhaj me funksion në periudhën e përmendur në dosje drejtuese e ASCAL Agjencia për Sigurinë Cilësinë në Arsimin e Lartë.
Telhaj e ka marrë postin më 21 Korrik 2021 ndërsa emërimi i saj është publikuar edhe në facebook e Kryeministrit Edi Rama siç dhe shihet në këtë foto.
Emri i Shqiponjës nuk është i vetmi në fakt përmendur në këtë dosje voluminoze. Të dyshuarit e drejtësisë Italiane rezultojnë se flasin edhe për emrin e Ish Ministres së Arsimit Evis Kushi dhe ish zv.Ministres Albana Tole.
E pikërisht këto emra dalin gjatë përgjimeve ambientale në atuomjetin luksoz Maserati të pronarëve të kolegjit ËISDOM Lucia Catalano dhe Savino Cianciata del me vlerë biseda me përmbajtjen e favoreve dhe sipas Lucia me Shqipërinë në këtë mënyrë ata ishin në rregull.
“Bëhen gati për dhuratat që do të dorëzojnë për festat e fundvitit dhe krishtlindjeve. Në listën e tyre, sipas dosjes hetimore janë ambasadori Alberto Pietrangeli dhe dy punonjëse të ambasadës L.C dhe C.I. Po ashtu në listën e dhuratave ishin edhe “Evlis Cushi” e cila sipas deklarimeve të të proceduarve, është ish-ministrja Evis Kushi si dhe disa zyrtare të ministrisë si zv.Ministrja Albana Tole dhe Eva Bice”.



