Manjani: Apartamentet me kontratë nuk do konfiskohen

Manjani: Apartamentet me kontratë nuk do konfiskohen

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një dalje para mediave, bëri me dije se ka nxjerrë një udhëzim në bazë të të cilit “pallatet e ndërtuara me leje ndërtimi, apartamentet e të cilëve janë kaluar te qytetarët me kontratë sipërmarrjeje, por që ende nuk janë regjistruar, janë të mbrojtur”.

“Përmbarimi nuk mund të konfiskojë apartamentet me kontratë dhe të banuara. Me këtë udhëzim mbrojmë qytetarët që kanë shpenzuar para’ për të blerë një banesë. Qytetarët që kanë porositur banesat, pra de facto i kanë blerë, por për një arsye apo tjetër ende nuk janë regjistruar në ZRPP, gjenden të kërcënuar nga shërbimi përmbarimor për arsye se ndërtuesit të zhytur në borxhe falimentojnë, nuk paguajnë kredi ose kanë probleme me tatimet. Është shqetësim shumë i madh, pavarësisht numrit të rasteve”, tha Ministri Manjani.

“Mësimi është që cilido që do të blejë një pasuri të paluajtshme, duhet ta bëjë këtë gjë në zyrën e noterit e askund tjetër”, shtoi Manjani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy