Diell dhe ngrohtë/ Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Diell dhe ngrohtë/ Parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në veri të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen

-Në zonat malore 1-17°C

-Në zonat e ulëta 4-25°C

-Në zonat bregdetare 9-25°C

 Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente fillimisht në jug në orët e para të mëngjesit e më pas përgjatë relieveve malore pasdite. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare1-7m/s. Valëzimi në dete i ulët I forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen

-Në zonat malore 4-19°C

-Në zonat e ulëta 5-23°C

-Në zonat bregdetare 10-23°C.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy