Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, për ligjin për bastet thotë se është përpjekur të jetë i ftohtë duke qenë temë e nxehtë prej vitesh, mbi 15-20 vitesh.
Në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN, Meksi tha se për këtë sektor kaq të debatuar nga publiku, politika dhe më gjerë, në komisionin parlamentar të Ekonomisë, nuk ka ndodhur shpesh që të shtyhet një projektligj kaq kohë.
Unë duke qenë palë në konflikt interesi mes rolit të medias dhe biznesmenit te puna e basteve, jam munduar të qëndrojë i ftohtë.
Interes publik nuk ka pse të ketë detyrimisht. E ke në të zezë ku ka vetëm të këqija.
Ka disa ndryshime esenciale, mbrojtja e mundshme e lojtarëve. Si mbrohet konsumatori në të zezë, vetëm me thikë në dorë, nuk ka ndonjë skenar tjetër në mbron veten në rrugë ligjore.
Ai nuk mund të denoncojë askënd, nuk mund të kërkojë asnjë masë mbrojtje nga ana e shtetit, që tek mbrojtja e lojtarit, çdo gjë bie poshtë.
Shteti nuk kishte asnjë skenar të shmangte një kriminalizim të policisë në shkallë të gjerë, është e pashmangshme, se të gjithë thonë që luhet në çdo bar, apo klub.
Që nga përgjegjësi i lagjes deri të komisariati nuk mund të mos kenë pasur dijeni. Çfarë do bëjnë, do mbushin burgjet?
Kjo është një çështje biznesi është mirë që strukturat përgjegjëse sa i takon ligjit ta shohin sa më ftohtë, në sens praktik, si limitohet dëmi.
Ligji mbaroi, u votua. Ka disa akte nënligjore që parashikohen në ligj të cilat do të bëhen.
Në Shqipëri sektori nuk është mbajtur asnjëherë, të dhënat janë empirike. Maksimumi për kontrollin e basteve do të ketë dhjetë licenca.
Në të gjitha vendet, bastet monitorohen nga kompanitë private.



