Covid-19/ Ndërsa Bolsonaro ka minimizuar pasojat, në Manaus po përgatiten për varreza masive

Covid-19/ Ndërsa Bolsonaro ka minimizuar pasojat, në Manaus po përgatiten për varreza masive

Varre masive janë duke u hapur për shkak të numrit të madh të viktimave të shkaktuara nga virusi Covid-19 në Manaus të Brazilit.

Pavarësisht minimizimit të pasojave nga presidenti Jair Bolsonaro, vendi është përballur me përhapjen e epidemisë së koronavirusit dhe me një numër të madh viktimash si pasojë e infeksionit.

"Komuna miratoi sistemin e varreve masive për të varrosur viktimat e Covid-19, një metodë tashmë e përdorur edhe në vendet e tjera”, thuhej në një njoftim për mediat nga komuna e qytetit të Manaus.

Mbi 2 mijë e 700 viktima si pasojë e koronavirusit janë shënuar në Brazil, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 43 mijë persona.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Manaus, Arthur Virgilio Neto, qyteti nuk po përjeton tashmë një emergjencë, por një fatkeqësi natyrore.

Ai tha se tashmë qyteti është në kolaps dhe mjekët janë të detyruar të zgjedhin se kush do mund të shpëtojë në bazë të moshës.

“Një gjëndje e tillë, tha ai, na ka shndërruar në barbarë”.

Neto, bëri thirrje për ndihmë, duke kërkuar më shumë vullnetarë, mjekë, inferimierë dhe pajisje mjekësore.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy