
Arben Çipa, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Sarandës tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se periudha e zgjedhur për aksionet e lirimit të hapësirave publike është e gabuar pasi krijohet imazh negativ tek turistët dhe plagë tek operatorët.
Periudha e nga shtatori deri në prill janë muaj që çdo vendimmarrje, çdo ndërhyrje, çdo ligj mund të implementohet duke i dhënë kohë operatorët sipërmarrësit.
Nuk mendoj se ky duhet të jetë muaji kur mund të kryhen veprime. Krijon plagë tek të gjitha subjektet. Krijohet një imazh negativ tek turistët. Koha fizike për të ndërhyrë është jo e mjaftueshme për të ndryshuar realitetin dhe situatën.
Shtohet plagë sekondare përballë syve të vizitorëve.
Çdo mungesë që lidhet me shërbimin jetik të turizmit, reflekton kostot e larta të industrisë së turizmit, ku kostot e larta sjellin një sjellje të ndryshme të preferencës së operatorëve turistikë drejt destinacionit tonë.
Çipa tha se nga ana e prurjeve ekonomike jemi 30-40% më ulët sesa viti i kaluar
Numri i turistëve është i lartë dhe kjo shihet dhe nga sistemi Teams. Ka probleme që lidhen me fenomene të reja nga ky vit. Pjesa që viziton territorin, përveç pjesës së Durrësit janë moshë e re 18-40 vjeç. Janë moshë jokonsumatore. E prisja këtë gjë dhe kjo nuk sjell konsum në territorin tonë. Nga ana e prurjeve ekonomike jemi 30-40% më ulët sesa viti i kaluar. Situata ekonomike nuk ka lidhje me vitin e kaluar. Pritet piku.
Maji dhe qershori ishte i dobët dhe deri në 3 korrik ishim shumë ulët. Këtë realitet e ka sjellë tipologjia e turistit.
Nuk mund të funksionojë shëtitorja e Sarandës me punonjës, ose me ambulantë të paligjshëm duke ofruar shërbime në lidhje me detin, është bërë si treg që nuk krijon mundësi cilësie dhe shërbimi. Janë të paligjshëm. Nga këtu duhet filluar.



