Dita e sotme ishte mjaft e rëndësishme për jetën futbollistike në Tiranë, për shkak të derbit mes Tiranës dhe Partizanit.
Por për ta “prishur” këtë atmosferë festive mendoi OSHEE, duke sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në shumë zona të Tiranës, madje edhe në stadiumin “Selman Stermasi”, aty ku po luhej minuta e 63 e derbit.
Organizatorët vendosën që pas këtij problemi ndeshja të shtyhet për nesër ora 14:00, ndërsa OSHEE përmes një njoftimi ia “ngec” topin Federatës Shqiptare të Futbollit duke thënë se nuk është njoftuar për aktivitetin që më pas të merreshin edhe masa shtesë.
“Per shkak te nje defekti ne N/stacionin Qender (kontakt i dobet ne celesin kryesor 20 kV te trasformatorit te fuqise) disa fidra u stakuan duke lene pa energji elektrike nje pjese te qendres te Tiranes.
Aktualisht po punohet per rikthimin e energjise elektrike permes linjave te tjera unaze te lidhura me Nst e tjera te Tiranes
Ne lidhje me Stadiumin, sqarojme se:
OSHEE u ka bere te ditur çdo institucioni qe te njoftojne kompanine e shperndarjes per cdo event te mundshem per marrjen e masave shtese, sic jane lidhjet me linja te tjera ose vendosja e gjeneratorit.
Ne rastin e Ndeshjes se futbollit, OSHEE shpreh keqardhje per situaten e krijuar, por sqaron se nga ana e organizatoreve nuk ka marre asnje njoftim per suport shtese me energji elektrike”, thuhet në njoftim.



