Dita Botërore kundër Varfërisë, Klosi në ndihmë të familjes Jazaj

Dita Botërore kundër Varfërisë, Klosi në ndihmë të familjes Jazaj

Në Ditën Botërore kundër Varfërisë, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,  Blendi Klosi së bashku me Fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, ishte pranë familjes së Ilir Jazaj në Valias të Kamzës.

Banesa ishte në gjendje të pabanueshme dhe kërkoi ndihmë për rikonstruksionin e saj. Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë mori përsipër përmes Shkollës Karl Gega, rikonstruksionin e banesës.

Ministri Klosi deklaroi se nxënësit  e profileve të ndryshme të arsimit dhe formimit profesional, do të përfshihen në programin e madh të “Arsimit Profesional në shërbim të Komunitetit” ,  që orët  e tyre të praktikës ti zhvillojnë në dobi të ndihmës ndaj komunitetit.

Ishte ky aktiviteti i parë i fillimit të bashkëpunimit me “ Fundjava Ndryshe”, që do të vijojë në ndjekjen e cdo rasti të cdo familje në nevojë duke i ofruar atyre, gjithcka që nevojitet për daljen nga varfëria dhe futjen në tregun e punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy