Kryeministri, Boris Johnson ka pranuar se qeveria e tij nuk e ka kuptuar koronavirusin “gjatë javëve dhe muajve të parë” të shpërthimit në Britaninë e Madhe.
Duke folur për BBC-në, Johnson tha se ka pasur “shumë pyetje” nëse izolimi ka nisur shumë vonë.
“Ne nuk e kuptuam virusin në javët dhe muajt e parë në mënyrën që do të donim. Mendoj se gjëja e vetme që nuk e kuptuam në fillim ishte shkalla në të cilën transmetohej, në mënyrë asimptomatike, nga një person në tjetrin”, tha Johnson.
Ai tha se ministrat do të mund t’i kishin bëra disa gjëra ndryshe.
Sipas shifrave të qeverisë, mbi 45,000 njerëz kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirusi, si dhe janë konfirmuar rreth 300,000 raste pozitive.
Vetë Johnson ka qenë i infektuar dhe është shëruar pas disa ditësh në mjekim intensiv.



