Mosrespektim i rregullave Covid, pezullohen 3 subjekte

Mosrespektim i rregullave Covid, pezullohen 3 subjekte

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njoftoi se ka marrë 3 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve, në qarqet Berat, Durrës, Fier, për mosrespektim të rregullave Covid.

Në të gjitha qarqet e vendit në 24 orët e fundit janë kryer 1626 inspektime dhe monitorime, ndërsa në total ISHSH ka kryer 104,564 kontrolle gjatë epidemisë dhe ka vendosur mbi 380 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë.

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel bizneseve, të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy