Manastirliu shpërndan lajmin e bukur: 52-vjecarja nënë për herë të parë, mirënjohje stafit

Manastirliu shpërndan lajmin e bukur: 52-vjecarja nënë për herë të parë, mirënjohje stafit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook ka ndarë lajmin e mirë për një infermiere nga Prishtina e cila është bërë nënë për herë të parë në moshën 52-vjeçare duke sjellë ne jetë një vajzë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

52-vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë.

Duke shprehur gjithë kënaqësinë dhe emocionet, nëna 52-vjeçare ka shprehur mirënjohjen për stafin e Maternitetit “Koço Gliozheni”.

Mama për herë të parë. Ndihem shumë e lumtur, jashtë mase. Nuk kam fjalë të përshkruaj, aq e lumtur që jam. Rruga ishte e gjatë. Eksperienca ishte shumë e mirë. Jam e kënaqur nga stafi si mjekësor, si stafi infermier, jam shumë shumë e kënaqur. Ka qenë një sfidë e madhe edhe për mua edhe për bebin, por më në fund ja dolëm”.

Postimi i ministres Manastirliu:

Lajm i bukur. 52-vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy