22 maj, Dita Botërore e Biodiversitetit

22 maj, Dita Botërore e Biodiversitetit

22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.

 

Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik.

 

Biodiversiteti është shumë i rëndësishëm për shumë arsye. Ai e furnizon tokën me ujë të pastër dhe oksigjen. 

Biodiversiteti gjithashtu u mundëson bimëve të rriten, gjë që prodhon ushqim për njerëzit dhe kafshët.

 Përfitimet e tjera të biodiversitetit është se ai mban nën kontroll dëmtuesit dhe sëmundjet dhe mbron nga përmbytjet. 

 

Ndihmon gjithashtu në rregullimin e klimës. Së bashku, të gjitha këto përfitime njihen si shërbime ekosistemit.

 

Shëndeti i tokës vuan kur biodiversiteti zvogëlohet. Është e vërtetë edhe për njerëzit. 

Sa më pak biodiversitet, aq më i varfër bëhet shëndeti ynë. Disa madje besojnë se pandemitë janë të lidhura me humbjen e biodiversitetit. 

 

Tani më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për të përhapur ndërgjegjësimin për rëndësinë e biodiversitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy