Greqia ka mbyllur kufirin e saj me Serbinë deri më 15 korrik, pas shpërthimit të rasteve në Beograd.
Në Serbi, pas gati një muaj qetësie, numri i të infektuarve u rrit sërish në mënyrë të konsiderueshme.
Kosova gjithashtu ka shtrënguar masat duke kufizuar lëvizjet e duke kthyer fashat orare.
Kryeministri Avdullah Hoti tha se nuk do të hezitojë të deklarojë një gjendje të jashtëzakonshme nëse do të jetë e nevojshme.
Ndërkohë Austria ka paralajmëruar mbylljen e kufijve për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Mali i Zi dhe Serbi, për shkak të shifrave të larta të COVID-19.
Shtetet e tjera europiane ku po praktikohet ende izolimi janë Spanja, në rajonin e Galicisë dhe Katalonjës, si dhe Gjermania, e cila ka paralajmëruar shkurtime në sektorin e aviacionit, për shkak të mungesës së fluturimeve.



