Kushi: Tekstet e rishikuara shkollore të përmirësuara, gati për vitin e ardhshëm

Kushi: Tekstet e rishikuara shkollore të përmirësuara, gati për vitin e ardhshëm

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi publikoi sot disa foto krahasuese të teksteve të rishikuara, të cilat kanë kaluar përmes një procesi të thelluar dhe të gjatë përmirësimi.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ngriti vitin e kaluar një komision për rishikimin e të gjitha teksteve në arsimin parauniversitar, të cilat ishin vërtetuar të jenë me gabime ose kishin pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit.

Ky komision përbëhej nga disa grupe pune me drejtues të rrjeteve profesionale të mësuesve, mësues dhe specialistë të kurrikulës.

Në një publikim në rrjete sociale ministrja Kushi shprehet se tashmë të gjitha këto botime të reja më cilësore janë gati dhe vitin e ardhshëm shkollor do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve.

“Pas shqetësimeve të ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet shkollore, nisëm një proces të gjatë e të thelluar për përmirësimin e tyre.

Tashmë, të gjitha këto botime të reja më cilësore, disa shembuj të të cilave i gjeni në foto, janë gati dhe vitin e ardhshëm shkollor do të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesve.

Kushi falënderoi Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar dhe Rrjetet Profesionale të Mësuesve për angazhimin dhe kontributin e dhënë në këtë proces të rëndësishëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy