Lamallari: Banesa falas për familjet e policëve që bien në detyrë, mbështetje dhe për të plagosurit

Lamallari: Banesa falas për familjet e policëve që bien në detyrë, mbështetje dhe për të plagosurit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi pas mbledhjes së Qeverisë miratimin e dy vendimeve, duke i cilësuar ato si masa me ndikim të drejtpërdrejtë për mbështetjen e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe familjeve të tyre, si edhe për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare me Maqedoninë e Veriut. 

 

Lamallari u ndal te vendimi që përcakton trajtimin ekonomik dhe financiar për familjarët e punonjësve të Policisë së Shtetit, që humbin jetën në krye të detyrës, si dhe për policët që plagosen gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Ky vendim trajton në mënyrë të plotë të gjitha format e mbështetjes për familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë sakrifikuar jetën në krye të detyrës dhe për efektivët që plagosen gjatë shërbimit. 

Është një detyrim moral dhe institucional ndaj atyre që shërbejnë çdo ditë për sigurinë e qytetarëve.

 

Sipas tij, paketa përfshin ndihmë të menjëhershme financiare deri në 10 paga mujore bruto për familjet e policëve të rënë në detyrë, pension suplementar familjar, bursa të plota studimi për fëmijët në arsimin parauniversitar dhe të lartë, si edhe punësim me prioritet për familjarët. 

 

Një nga risitë më të rëndësishme të vendimit, sipas Lamallarit, është garantimi i strehimit për familjet e policëve të rënë në detyrë.

 

Bashkëshortët dhe fëmijët e mitur të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë humbur jetën gjatë detyrës do të përfitojnë banesa falas, përmes Entit Kombëtar të Banesave, projekteve të Korporatës së Investimeve Shqiptare, por edhe nga pasuritë e konfiskuara nga krimi i organizuar që administrohen nga AAPSK. 

 

Është mënyra më e mirë për t’i kthyer pasuritë e krimit në shërbim të qytetarëve dhe familjeve që kanë bërë sakrificën më të madhe për shtetin.

 

Gjatë komunikimit me gazetarët, ministri bëri të ditur gjithashtu se Qeveria miratoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, e cila synon të lehtësojë procedurat për qytetarët dhe bizneset.

 

Kjo marrëveshje do të sjellë kalime më të shpejta në kufi, do të mbështesë turizmin dhe do të lehtësojë qarkullimin e mallrave mes dy vendeve. 

 

Ndërkohë që pritet ratifikimi në parlamentet respektive, do të përdorim periudhën e testimit për të zbatuar në praktikë procedurat e reja të lehtësuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy