Inxhinieri Kiço Goga thotë se përmbytjet në vend vijnë për shkak të politikës së munguar për parandalim.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se përmbytjet ndodhin në qytete të ndryshme për shkak të mungesës së planimetrisë në zonat se ku janë ngritur ndërtesat.
Po të ketë vullnet politika që të vërë dora mund të parandalohen përmbytjet. Kodrat që janë në qytetin e Vlorës shtojnë mundësinë për përmbytje për shkak të rrjedhjeve. Është dyfishuar dhe sasia e ujit që shkon në kanale, edhe për shkak të ndërtimeve.
Rruga dhe kanalizimet që ka qyteti nuk e përballojnë dhe do mbytet patjetër. Dhe unë çuditem pse përmbytet Gjirokastra, e cila ka qenë një zonë kodrinore malore dhe në fushë nuk kishte ndërtesa dhe as përmbytje.
Tani aty është zhvilluar qyteti dhe e meta e madhe është se nuk ka parashikim si do zhvillohet qyteti, ose e ka bërë një njeri jashtë kësaj pune. Tërë këta përrenj duan rrugë, bien gurë. Duhet të kishte një planimetri të vendoseshin ndërtesat, këto nuk janë bërë. Më përpara nuk ka qenë problem kjo puna e reshjeve në Gjirokastër.
Korça ka probleme, por dhe në Maliq. Maliqi ka një problem teknik që është zonë trofike, që po i hoqe ujin ulet. Kanë kaluar 35 vjet nuk ka vënë njeri dorë që ta mirëmbajë. Është bërë një projekt për kullimin e Maliqit, por nuk është zbatuar.



