Kushi: Vëmendje për monitorimin e mësimit online dhe respektimin e masave

Kushi: Vëmendje për monitorimin e mësimit online dhe respektimin e masave

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pas sugjerimeve të Komitetit teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit “online”, së bashku me drejtuesit e zyrave vendore arsimore, përfaqësuesit e MARS ka zhvilluar një takim për të diskutuar lidhur me këto ndryshime.

Ajo tha se gjatë takimit ajo i kërkojë të gjithëve të shtojnë vëmendjen për monitorimin e vazhdueshëm të mësimit “online”, duke siguruar që nxënësit dhe mësuesit po përdorin një mënyrë efektive për procesin mësimor.

Kushi, shkruan së gjatë takimit ajo i vuri theksin se është e rëndësishme që secili prej nesh të mos humbi për asnjë moment vigjilencën për zbatimin e masave anti-Covid.

Gjatë takimit, u kërkova të gjithëve që të shtojnë vëmendjen për monitorimin e vazhdueshëm të zhvillimit të mësimit “online”, duke siguruar që nxënësit dhe mësuesit po përdorin në mënyrë efektive kanalet alternative për procesin mësimor: atë të platformës “Akademi.al”, kanalin e dedikuar “RTSH Shkollë” dhe kanalin në “Youtube” të MASR.

Përveç kësaj, nënvizova se sa e rëndësishme është që secili të mos ulë në asnjë moment vigjilencën dhe angazhimin për të monitoruar personalisht e me grupe pune nëpër shkolla rreth zbatimit të masave anti-COVID, duke filluar nga matja e temperaturës, mbajtja e maskës, respektimi i distancës dhe higjienizimi i ambienteve tek shkollat ku procesi mësimor po zhvillohet sipas skenarit të kombinuar”, shkruan Kushi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy