Dita Kombëtare e Jetimëve/ Meta viziton jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës”

Dita Kombëtare e Jetimëve/ Meta viziton jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës”

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, presidenti Ilir Meta vizitoi sot jetimoren “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës” në Elbasan.

Meta e cilësoi si “një qendër të rëndësishme sociale, që prej 30 vitesh, ka vënë në jetë mesazhet e Shenjtores sonë dhe të gjithë njerëzimit, duke u shërbyer me dashuri dhe përkushtim fëmijëve të braktisur pas lindjes, atyre me probleme shëndetësore dhe me aftësi të kufizuara”.

“Duke i falënderuar me mirënjohje motrat për ndihmat e vyera dhe të pakursyera të dhëna për dekada për fëmijët pa kujdes prindëror të Elbasanit dhe jo vetëm, i lumtur të ndanim së bashku vlerësimin se humanizmi dhe solidaritetit njerëzor janë në themel të vlerave tona si shqiptarë dhe se jo rastësisht ne jemi kombi i Shën Nënë Terezës”, tha Meta

Duke cituar Shën Nënë Terezën, Meta theksoi se, “Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Nuk ka kuptim. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy