Mbrojtje e vendeve të punës/OKB program socio-ekonomik në Shqipëri

Mbrojtje e vendeve të punës/OKB program socio-ekonomik në Shqipëri

Organizata e Kombeve të Bashkuara, (OKB) do të ndërmarrë një program të reagimit socio-ekonomik ndaj COVID-19, përgjatë 12-18 muajve të ardhshëm në Shqipwri.

Pas prezantimit të Kuadrit global të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për reagim të menjëhershëm socio-ekonomik ndaj COVID-19-ës nga Sekretari i Përgjithshëm më 4 maj, Zyra e OKB-së në Shqipëri krijoi një task forcë për zhvillimin e programit të reagimit socio-ekonomik përgjatë 12-18 muajve të ardhshëm.

Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar PNUD, bën të ditur se, do të drejtojë task forcën e përgjithshme, duke siguruar përfshirjen e të gjitha strukturave të familjes së OKB-së për zbatimin e pesë shtyllave të programit të cilat konsistojnë në mbrojtjen e shërbimeve dhe sistemeve shëndetësore, drejtuar nga OBSH; mbrojtjen sociale dhe shërbimet bazë drejtuar nga UNICEF-i; mbrojtjen e vendeve të punës dhe e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe e aktorëve prodhues më të cenueshëm drejtuar nga PNUD-i.

Gjithashtu synohet reagimi makroekonomik dhe bashkëpunimi i shumanshëm, drejtuar nga Zyra e Koordinatorit të Përhershëm (UNRCO) dhe Kohezioni social dhe qëndrestaria e komunitetit , drejtuar nga PNUD-i

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy