Kujdes me ilaçet! Shqiptarët me konsumin më të madh në Evropë

Kujdes me ilaçet! Shqiptarët me konsumin më të madh në Evropë

5.4 për qind të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor, familjet shqiptare i shpenzojnë duke blerë ilaçe. Pjesa e mbetur shkon për shërbime mjekësore. Raporti përmbyset në vendet e tjera të Europës, ku shpenzimet për ilaçe zënë vetëm 7-15 për qind të shpenzimeve për kujdesin shëndetësor.

Shifrat nxjerrin në pah kulturë e konsumimit të lartë të barnave që ekziston në Shqiptari. Jo thjesht për shkak të rekomandimit të mjekut, por edhe sepse shumë barna mund blihen në farmaci pa recetën e mjekut.

Kjo e bën popullsinë shqiptare të ketë një nivel shumë të lartë shpenzimesh për medikamente. Tendenca e konsumimit të ilaçeve po vjen në rritje edhe pse popullsia po shkon drejt tkurrjes.

Në 8 muajt e parë të këtij viti, u importuan 3374 tonë produkte farmaceutike ose 15.9 miliardë lekë, raporton Monitor. Në krahasim me vitin e kaluar, importi i ilaçeve është rritur me 7%, që do të thotë se shqiptarët kanë konsumuar më shumë ilaçe për këtë vit. Faktorët që ndikojnë në rritjen e konsumit janë disa; që nga plakja e popullsisë, rezistenca ndaj ilaçeve për shkak të përdorimit të tepërt dhe rritja e sëmundshmërisë.

Farmacistët e pranojnë se imuniteti ndaj ilaçeve është në rritje. Përdorimi i shpeshtë rrit rezistencën, për pasojë i sëmuri ka nevojë të konsumojë me shumë medikamente. Edhe ushqimet e pakontrolluara, apo dhe jeta sedentare kanë ndikuar në uljen e reagimit të trupit ndaj virozave. Instituti i Shëndetit Publik ka gjetur nëpërmjet një anketimi se antibiotikët merren në 24 për qind të rasteve pa recete mjekësore. Marrja në këtë mënyrë e antibiotikëve nga përdoruesit i ka bërë shumë prej tyre rezistentë ndaj veprimit të tyre.

Në veçanti, 73% e individëve gabimisht konsideruan se dhimbjet e fytit mund të trajtohen me antibiotikë. Për më tepër, 69% e pjesëmarrësve deklaruan se ftohjet e zakonshme dhe gripi duhet të trajtohen me antibiotikë. Gjithashtu, 41% dhe 34% të individët konsiderojnë të përshtatshme përdorimin e antibiotikëve për dhimbje të përgjithshme të trupit dhe të kokës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy