25 dhjetori, historia e kremtimit të Krishtlindjeve

25 dhjetori, historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.

Drupal Ad

Një dokument i lashtë, Kronografi i vitit 354, dëshmon për kremtimin e një feste në Romë më 25 dhjetor. Përkonte me kremtimin pagan të solsticit të dimrit, “Natalis Solis Invicti”, që do të thotë lindja e diellit të ri, i cili, pas natës më të gjatë të vitit, rifiton një forcë të re. Kësaj feste më vonë iu veshën ritet e besimeve monoteiste bazuar në Krishtin.

Krishtlindja është një festë jo vetëm fetare por është bërë pjesë e kulturës së miliarda njerëzve në mbarë botën. Tregimi tradicional i Krishtlindjes i rrëfyer në Dhiatën e Re, i njohur si Lindja e Jezusit, thotë se Jezusi lindi në Betlehem, në përputhje me profecitë mesianike (mbi te derguarin). Kur Jozefi dhe Maria mbërritën në qytet, bujtina nuk kishte vend dhe kështu atyre iu ofrua një stallë ku lindi Krishti me engjëjt që ua shpallën këtë lajm barinjve, të cilët më pas përhapën fjalën.

Një veçanti e kësaj feste është shkëmbimi i dhuratave të cilat kujtojnë drejtpërdrejt dhuratat e barinjve dhe të mbretërve-dijetarë për fëmijën e porsalindur.

Në vendet e Lindjes, që kryesisht janë të besimit ortodoks, lindja e Krishtit kremtohej më 6 janar, me emrin Epifani, që do të thotë “dukje, dëftim”; më vonë, edhe Kisha Lindore e pranoi datën 25 dhjetor, siç vërehet në Antioki rreth vitit 376, në kohën e shën Gjon Krizostomit dhe në vitin 380 në Konstandinopojë.

25 dhjetori është festë për katolikët, protestantët dhe ortodoksët që ndjekin kalendarin gregorian; 6 janari për Kishat Ortodokse Lindore; 7 janari për ortodoksët që ndjekin kalendarin julian dhe 19 janari për Kishën Apostolike Armene të Jeruzalemit, që ndjek kalendarin julian.

Por përveç anës spirituale dhe fetare, festa e Krishtlindjeve vjen në mbarë botën si një nga festat më të bukura dhe më të pëlqyera nga të gjithë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy